HISTORIKU
*Qendra e Gjuhėve tė huaja Wisdom ėshtė themeluar nė vitin 1997 si pjesė pėrbėrėse e aktivitetit tė shoqėrisė "Wisdom" sh.p.k., sot Shoqėria Wisdom sh.p.k. Nė fillim tė vitit 1998 Wisdom u hap pėr herė tė parė nė Rrugėn Bardhyl ngjitur me gjimnazin ĒAJUPI nė njė objekt tė ri. Mė pas shkolla u transferua pranė gjimnazit Sami Frashėri, Rruga e Barrikadave ku sot ndodhet Wisdom 1. Me zgjerimin e aktivitetit u ndėrtua filiali i dytė Wisdom 2 nė Bulevardin Gjergj Fishta e me radhė filialet e rretheve Elbasan, Durrės, Lushnjė, Kombinat.

Pasi aplikoi tė rejat mė tė fundit shkencore pėr kohėn, teknologjinė audiovizuale, dhe sidomos studimin me Kompjuter e CD qė asokohe qe njė risi e pa aplikuar mė parė, Wisdom Center pati njė hop tė fuqishėm cilėsor dhe u shndėrrua shumė shpejt nė njė institucion lider duke spikatur nė treg pėr Organizim tė fortė, struktura tė rregullta e tė sigurta, seriozitet e cilėsi nė shėrbime si dhe kualitet tė lartė nė mėsimdhėnie.

Wisdom u bė shumė shpejt njė personifikim i denjė i ambicjeve profesionale tė drejtuesve tė tij jo vetėm si njė biznes i suksesshėm por edhe si njė Institucion qė transmeton dije dhe kulturė nė tė gjitha aspektet.
Pėr kėtė drejtuesit janė pėrpjekur gjithmonė ta mbajnė shkollėn nė nivelet mė tė larta si dhe nė korrent me ndryshimet e kohės cka ka bėrė qė nė harkun kohor prej 9 vjetėve Wisdom tė jetė gjithnjė i sukseshėm dhe lider nė fushėn e mėsimdhėnies sė gjuhės Angleze

*Tė gjitha kurset e zhvilluara pranė shkollave Wisdom janė tė liēensuara nga ministria e Arsimit dhe Shkencės njė garanci mė tepėr kjo pėr realizimin e ėndrrave tuaja.

*Ēertifikata Wisdom ėshtė prestigj pėr ju dhe ambiciet tuaja profesionale nė tregun e punės.

*Studentėt qė pėrfundojnė ciklin e plotė tė niveleve pranė Qendrave Wisdom pajisen me Final Diploma, njė pėrmbledhje e rezultateve tė tė gjithė niveleve.

*Ambiciet tona synojnė tė realizojnė ciklin e plotė 9-vjecar, tė mesėm si dhe realizimin e projektit mė tė madh: Universitetin WISDOM. Projektet janė gati pėr zbatim nė bashkėpunim me Universitetin S.Pio V nė Romė. Qėllimi ynė ėshtė tė ofrojmė njė diplomė tė Komunitetit Europian pėr studentėt shqiptarė.